Kuvendi i LDK-së i jep sërish besimin Lumir Abdixhikut

2026-07-30 22:18:00 / KOSOVA ALFA PRESS
Kuvendi i LDK-së i jep sërish besimin Lumir Abdixhikut

Delegatët e LDK-së kanë vazhduar punimet e Kuvendit, ndërsa procesi nuk ka rezultuar me largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

Abdixhiku, i cili e ka udhëhequr LDK-në nga 2021, gjatë fjalimit para delegatëve ka theksuar se çdo vendim i marrë gjatë mandatit të tij ka qenë në interes të partisë.

Ai theksoi mes tjerash se rrugëtimin e tij në krye të partisë nuk e kishte bërë i vetëm, por bashkë me strukturat dhe anëtarësinë e partisë.

Abdixhiku i ka mbijetuar votimit: 169 kundër shkarkimit, 152 pro.

Po ndodh...

ide