Valë protestash kundër shkrirjes së bashkive/ Pas Poliçanit e Maliqit, qytetarët e Dimalit thirrje për protestë
Kundërshtimet ndaj Reformës së re Administrativo-Territoriale vijojnë të shtohen në vend. Pas protestës së banorëve të Poliçanit dhe thirrjes për tubim në Maliq, edhe qytetarët e Bashkisë Dimal kanë ngritur zërin kundër propozimit për shkrirjen e kësaj njësie vendore.
Përmes një njoftimi publik, banorët e Dimalit janë ftuar të marrin pjesë në një protestë qytetare që do të zhvillohet më 31 korrik, në orën 18:00, në pedonalen e qytetit.
Organizatorët bëjnë apel për pjesëmarrje, duke theksuar se protesta synon të mbrojë identitetin e zonës, përfaqësimin lokal dhe të ardhmen e komunitetit.
“Prania e secilit prej jush është një zë në mbrojtje të Bashkisë Dimal, identitetit tonë, përfaqësimit lokal dhe të ardhmes së komunitetit tonë. Le të jemi të bashkuar dhe ta shprehim në mënyrë qytetare qëndrimin tonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Me moton “Bashkë për Dimalin! Zëri ynë, e ardhmja jonë!”, qytetarët kërkojnë që zëri i tyre të merret parasysh në procesin e riorganizimit territorial dhe kundërshtojnë çdo vendim që, sipas tyre, cenon statusin e Bashkisë Dimal.
Protestat në Poliçan, Maliq dhe Dimal tregojnë rritjen e reagimeve lokale ndaj reformës së propozuar, ndërsa debati për të ardhmen e bashkive vijon të përfshijë gjithnjë e më shumë komunitete në vend.
Po ndodh...
ide
A Parliament of clowns!
Democracy is not a lottery. Why desperate societies seek political miracles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
