Milot Rashica rikthehet te goli/ Shënon për Besiktasin në Ligën e Evropës

2026-07-30 21:51:00 / SPORT ALFA PRESS
Milot Rashica rikthehet te goli/ Shënon për Besiktasin në

 

Milot Rashica ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar një gol të rëndësishëm për Besiktasin në përballjen ndaj Midtjyllandit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Sulmuesi kosovar pranoi një pasim të bukur dhe u tregua i saktë përballë portierit vendas, duke kaluar Besiktasin në avantazh.

Ky ishte një moment i rëndësishëm për Rashicën, i cili kishte kaluar një periudhë pa shënuar dhe ishte përballur me spekulime për një largim të mundshëm nga klubi turk.

Goli i tij pritet të qetësojë zërat rreth të ardhmes së tij dhe t’i japë më shumë besim sulmuesit të Kosovës në vazhdim të sezonit.

Po ndodh...

ide