PSG mposht konkurrencën për Akliouche/ Monaco pranon ofertën prej 50 milionë eurosh
Paris Saint-Germain është shumë pranë transferimit të talentit të Monacos, Maghnes Akliouche, pasi klubi nga Principata ka pranuar ofertën e pestë të kampionëve të Francës.
Sipas “L’Equipe”, PSG ka arritur marrëveshje në parim me Monacon për një shifër rreth 50 milionë euro, pasi katër ofertat e mëparshme ishin refuzuar nga klubi rival i Ligue 1.
Megjithatë, përpara zyrtarizimit të marrëveshjes, palët duhet të finalizojnë kushtet personale dhe kontratën e futbollistit.
Akliouche, 24-vjeçar, ka zhvilluar një sezon të mirë me Monacon, duke shënuar shtatë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat. Performancat e tij i siguruan gjithashtu një vend në Kombëtaren e Francës për Kupën e Botës 2026.
Mesfushori ofensiv ishte një nga objektivat e kërkuar edhe nga Liverpooli, por tashmë PSG duket se ka fituar garën për shërbimet e tij.
Nëse transferimi finalizohet, ky pritet të jetë operacioni më i madh mes klubeve të Ligue 1 gjatë kësaj vere, duke tejkaluar blerjen prej 25 milionë eurosh të Matthis Abline nga Monaco.
Po ndodh...
ide
A Parliament of clowns!
Democracy is not a lottery. Why desperate societies seek political miracles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128