E kryer/ Juventusi mund konkurrentët, bardhezinjtë arrijnë marrëveshjen për transferimin e talentit boshnjak

2026-07-30 12:16:00 / SPORT ALFA PRESS

E kryer/ Juventusi mund konkurrentët, bardhezinjtë arrijnë

Juventus ka arritur marrëveshjen me Bayer Leverkusen për transferimin e talentit boshnjak Kerim Alajbegovic.

Sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për një paketë totale prej 35 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Edhe lojtari dhe përfaqësuesit e tij kanë dhënë dritën jeshile për kalimin në Torino, ndërsa Alajbegovic pritet të firmosë një kontratë afatgjatë me bardhezinjtë.

Talenti boshnjak kishte shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re në Serie A dhe projekti i Juventusit e ka bindur atë për të vazhduar karrierën në Itali.

Transferimi i Alajbegovic shihet si një investim për të ardhmen nga klubi torinez, i cili po synon të afrojë lojtarë të rinj me potencial të madh.

 

Po ndodh...

ide