"Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua", Moza Ahmeti humb babain, dedikimi prekës i shkrimtares

Fituesja e “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë. Shkrimtarja dhe poetja ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, të cilin e ka përshkruar si një nga shtyllat më të forta të jetës dhe një figurë të pandashme nga ajo që është sot.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, Ahmeti shprehet se përballë humbjes së të atit edhe fjalët i duken të pamjaftueshme. Ajo kujton dashurinë, mësimet, mundin dhe sakrificat e tij, duke shkruar se shpreson që gjithçka që ka arritur në jetë ta ketë bërë krenar.
Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, Mimoza kishte folur disa herë për prindërit e saj dhe marrëdhënien e veçantë me ta. Ajo kishte treguar edhe dhimbjen e humbjes së nënës, e cila ndërroi jetë në SHBA, ndërsa Mimoza nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e lamtumirës për shkak të mungesës së vizës, edhe pse kishte aplikuar për një vizë urgjente.
Në mesazhin e saj të fundit për të atin, Ahmeti i ka kushtuar fjalë të ndjera, duke i kërkuar që kur të takohej me nënën e saj, ta përqafonte fort për të. “Tani jeni përsëri bashkë… Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë”, shkruan ajo.
Postimi i Moza Ahmetit:
Sot u shua një pjesë e zemrës sime…
Sot humba babanë tim të shtrenjtë.
Ka dhimbje që nuk mund t’i mbajë asnjë fjalë. Sot, përballë ikjes tënde, babi, edhe fjalët e mia heshtin.
Ti ishe një nga shtyllat më të forta të jetës sime, një pjesë e pandarë e asaj që jam. Në çdo hap që kam hedhur, në çdo arritje dhe në çdo gjë të mirë që kam ndërtuar, ka diçka nga ti, nga mësimet e tua, nga dashuria, mundi dhe sakrificat e tua.
Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë dhe të ndiesh se gjithçka që ke bërë për mua nuk ka qenë kurrë e kotë.
Dhe tani që po shkon drejt asaj bote ku është edhe nëna ime, kam vetëm një lutje për ty:
Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua.
Thuaji se më ka munguar çdo ditë dhe se dashurinë për ju të dy e kam mbajtur gjithmonë të gjallë në zemrën time.
Tani jeni përsëri bashkë…
Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë.
Ndoshta nuk mund t’ju kem më pranë, por do t’ju mbaj gjithmonë me vete — në zemrën time, në shpirtin tim, në çdo fjalë të mirë që do të them dhe në çdo hap që do të hedh.
U prehsh në paqe, babi im.
Përqafoje nënën fort për mua…
Dhe, nëse mundeni, më ruani të dy nga lart.
Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe.
Përjetë vajza juaj.
Po ndodh...
When power chooses violence
ide
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
Don't steal the protest! If you don't like it, start your own!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128