Po rregullonte depozitën në banesë, 27-vjeçarin e zë korenti, humb jetën në spital
Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, teksa po rregullonte depozitën e ujit mbi një banesë në Kamëz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu, i identifikuar si Roland Toshi, ndodhej në banesën e xhaxhait të tij.
Sipas të dhënave paraprake, 27-vjeçari po merrej me rregullimin e depozitës së ujit mbi banesë kur dyshohet se ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë.
Pas incidentit, i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 27-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet edhe mënyra e saktë se si i riu ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128