Apeli i GJKKO le në fuqi sekuestron e vilës së ish-gruas së Arben Ahmetajt

2025-03-07 13:48:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Apeli i GJKKO le në fuqi sekuestron e vilës së ish-gruas së

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme për sekuestron e një vile në Palasë të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Elda Dinaj shoqja e ish gruas së Arbën Ahmetaj kishte paraqitur një kërkesë ku GJKKO ku kërkonte heqjen e sekuestros së vilës që është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror për ish zv/ kryeministrit.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare znj. Saida Dollani, sot më 07.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 63, datë 27.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 189, datë 07.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesja E.D., ndaj vendimit nr. 449 akti, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen/ndryshimin e masës së sigurimit pasuror, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 449, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

ideas

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128