Frikë për Rey Manaj/ Sulmuesi kuqezi humbet ndjenjat në fushë, ja si reagoi në spital

2025-03-09 22:22:14 / SPORT ALFA PRESS

Frikë për Rey Manaj/ Sulmuesi kuqezi humbet ndjenjat në

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, ka përfunduar pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes Sivasspor-Goztepe.

Ai pasi pësoi goditje në kokë u dërgua urgjentisht me ambulancë për t’iu nënshtruar vizitave të mëtejshme mjekësore në spital.

Mediat turke raportojnë se fjalët e para të Manajt pas ngjarjes kanë habitur mjekët.  Sipas burimeve, sulmuesi ka pyetur menjëherë; “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?” – një frazë që ka dëshmuar dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, duke treguar edhe njëherë angazhimin dhe pasionin e tij për futbollin.

Krejt kjo ndodhi në minutën e 3-të të ndeshjes, kur Manaj u përplas kokë më kokë me një mbrojtës të ekipit kundërshtar, Goztepe.

Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët. Stafi mjekësor i Sivasspor ndërhyri menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë në vend.

Më pas, futbollisti shqiptar u transportua me ambulancë për në spital, ku iu nënshtrua kontrolleve dhe vizitave të nevojshme.

Sipas informacionit të fundit, gjendja e Manajt është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Një informacion i fundit nga klubi Sivasspor thekson se futbollisti është në gjendje të vetëdijshëm dhe po merr trajtimin e duhur për shërimin e tij.