Prej 24 ditësh në spital, gjendja e Papës mbetet e qëndrueshme

2025-03-09 23:01:49 / BOTA ALFA PRESS

Prej 24 ditësh në spital, gjendja e Papës mbetet e

Mjekët në spitalin ku po qëndron i shtruar prej 24 ditësh Papa Francesku nuk kanë bërë një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore, por ata njoftuan se do ta bëjnë nesër.

Vatikani raporton se Ati i Shenjtë ndodhet ende në një situatë të stabilizuar me përmisime të lehta dhe gruadale.

Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 Shkurt me probleme të rënda të frymëmarrjes për shkak të pneumonisë.

Në dy vitët e fundit Papa është përballur me disa probleme shëndetësore. Ai është i prirë ndaj infeksioneve në mushkëri për shkak se në rini ka hequr një pjesë të mushkërive.

Ati i Shenjtë nuk është parë në publik që nga hyrja në spital, mungesa e tij më e gjatë që nga fillimi i papatit të tij në Mars 2013, dhe mjekët e tij nuk kanë thënë se sa mund të zgjasë trajtimi i tij.