Ndarja nga jeta e Andis Harasanit/ Shpëtim Idrizi: Dajë na këpute shpirtin!

2025-03-09 21:17:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit/ Shpëtim Idrizi: Dajë na këpute

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka shpërndarë një shkrim prekës në rrjetet e tij sociale, për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani.

"Të gjithë një ditë do të shkëputemi nga kjo botë, njësia matëse është me boshllëkun që lëmë dhe ti lë boshllëk të madh tek unë dajë", shkruan Idrizi.

Postimi i plotë:

Daj na këpute shpirtin!

Sapo mora lajmin e trishtë që Andisi ndërroi jetë, e dija që po luftonte me sëmundjen e rëndë, por daja apo siç e njohin të gjithë Tironci i omël kishte shumë energji pozitive e ishte optimist.

Fola para pak kohësh e ishte optimist i pandreqshëm si ai dinte të ishte se do ia dilte, por jo, në fund ajo që është caktuar parakalon çdo dëshirë…

E rëndë të të them Andis të qoftë i lehtë dheu!

Bashkë me Andisin na shkëputet dhe një pjesë e rrugëtimit që kemi bërë bashkë në shkollë në administratë në politikë.

Të gjithë një ditë do të shkëputemi nga kjo botë, dhe njësia matëse është me boshllëkun që lëmë, e ti lë boshllëk të madh tek unë Daj…

Te Zotit jemi tek Ai kthehemi, qoftë rrugëtim i lehtë në këtë muaj të Ramazanit vllai im!