
Zhurma në rrjetet sociale/ Rama: Ja pse monumenti i Skënderbeut është mbuluar në qendër të Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar zërat e shqetësuar në rrjetet sociale mbi mbulimin e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Duke i quajtur “kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale”, Rama thotë se arsyeja është e thjeshtë dhe e bukur njëkohësisht; marrja e formave për realizimin më pas të një kopjeje të monumentit që do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.
Bashkia e Tiranës, njoftoi në fund të muajit janar se ka nisur zbatimin e nismës për vendosjen e kopjes së statujës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin që mban po të njëjtin emër në lagjen 19 të kryeqytetit francez, Paris.
Ky projekt, falë bashkëpunimit të frytshëm me Kryetaren e Bashkisë së Parisit, zonjën Anne Hidalgo, ka për qëllim forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e vlerave historike të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.
Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris
Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.
Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128