
Berisha denoncon: Suel Çela po zbaton porosinë e Ramës për të zgjedhur deputete Sara Milen!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se personazhi i njohur i krimit Suel Çela, sipas tij, ka marrë porosi ka kryeministri Edi Rama për të zgjedhur deputete kandidaten e PS-së, Sara Mile.
Sipas ish-kryeministrit, Rama i ka thënë Suel Çelës që kontributi i tij do të matet nga votat që do të sigurojë për kandidaten socialiste në Qarkun e Elbasanit.
“Unë i them Suelit që në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë, më të rëndë për krimin monstruoz elektoral po vazhdoi në këtë mënyrë”, tha Berisha.
Gjithashtu, kryedemokrati deklaroi se fuqinë e klanit në Durrës e ka marrë nipi i Troplinit me Vangjush Dakon, ku këtë të fundit e quajti “urith të krimit”.
Por, deklaroi Berisha “i them nipit të Troplinëve vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim”.
Sali Berisha: Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile. Sara Mile dhe se Edi Rama i thotë Suelit që kontributi yt do të matet me votat që merr Sara. Unë i them Suelit që në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë ,më të rëndë për krimin monstruoz elektoral po vazhdoi në këtë mënyrë.
Tani i thotë Edi atij prova jote është “votat e Sarës”. Po në Durrës, Gysi me Pojën, ky Poja qenka nipi i Xhevdet Troplinit, paska marrë fuqinë e klanit me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe krimit nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën për të nxjerrë këtë e atë kandidat.
“Mirë” i them nipit të Troplinëve, Daci a si e ka mbiemrin, ia gjej un atij, “vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin”, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim.
Po, dhe ti mbledhin me krimet tjera që nuk u dalin dy jetë në burg.

ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128