Berisha përjashton Bravaldi Xhafkën nga gara për kreun e PD-së në Korçë
Sali Berisha ka përjashtuar nga gara për kreun e PD-së Korçë Bravaldi Xhafkën, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e sekretarit organizativ në PD-në e Korçës, por prej 10 janarit 2026 u bë pjesë e Foltores së Ervin Salianjit, ku edhe kritikoi hapur drejtimin e Berishës.
Në fjalën e tij më 10 janar, ai theksoi se PD-ja nuk është “parti muze”, por shpresa e shqiptarëve, duke nënkuptuar pozicionimin kundër lidershipit të Sali Berishës në drejtimin e PD-së.
Më datë 3 prill, ai shpalli publikisht kërkesën për kandidaturën për kreun e PD-së së Korçës, ku edhe paraqiti programin e tij për ngritjen e partisë.
Ndërsa informacione brenda strukturave të PD-së së juglindjes bëjnë të ditur se, që nga shpallja e kërkesës së kandidimit të Xhafkës, dega e PD-së Korçë kaloi në një fazë përçarjeje, ku diskutimet janë shtrirë mbi influencën e Salianjit në garën për Korçën.
Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin këtë të dielë, por u shtynë për në datën 3 maj. Ndërkohë nga 4 kandidatura, janë konfirmuar vetëm dy, Harito Zoto dhe Irvin Bode, i cili shihej si rivali direkt i Xhafkës në këtë garë.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128