Eco Tirana's failure, hundreds of millions of euros in waste
Tirana citizens have been reporting since the summer months about overflowing trash cans near their neighborhoods. During December, ACQJ observed on the ground how in the capital, near schools, such as the case of the “Kosova” School, kindergartens near the alley connecting Myslym Shyri with the Ring Road, and residential areas such as Kavaja Street, the Medrese area near the industrial market and the “Mihal Grameno” school area, the piles of waste are evidence of a dirty capital, which has failed in waste management, even though citizens pay taxes and the state budget has not spared any funds.
During the summer months, overflowing trash cans, plastic bags, and scattered cans, above all the heavy wind, made Tirana seem far from a European city.
What is most incomprehensible is that funds increase, but waste increases. So why has Tirana failed to differentiate and manage waste?
If we were to refer to Mayor Veliaj's promises, Tirana should have been a success story in cleanliness. In practice, it has become an example of how a reform can fail, despite the continued absorption of public money. At the center of this failure is the company Eco Tirana, introduced in 2016 as a modern solution for cleaning and differentiating urban waste.
Eco Tirana was established in 2016 as a semi-public company, with 51% of the shares owned by the Municipality of Tirana and 49% by the Italian company “AGSM AIM”. Its public presentation was accompanied by big promises, starting from the differentiation of waste at source, covering the entire territory of the city and transforming Tirana into a European model, with the aim of a record deadline of 18 months. Even in the time promise, every expert seemed skeptical.
Mayor Erion Veliaj called the project a “historic step towards a green city,” promising that Tirana would be freed from the chaos of waste and enter a new era of modern management. In public appearances at the time, Veliaj spoke of “the end of the era of street garbage” and of a system that would function according to the best European standards.
But in reality, what was supposed to be the end of an era was nothing more than the beginning of a new era of failure.
Initially, Eco Tirana was only tasked with cleaning the so-called “red zone,” a limited part of the city. Areas outside the Middle Ring Road continued to be given to private companies. Waste separation, the main pillar of the project, was never implemented.
With the decision of September 27, 2023, the Municipality of Tirana expanded the territory of Eco Tirana for the first time. Another change followed on November 15, 2023, while in February 2024 the cleaning territory was extended to five areas. The final contract was signed on March 8, 2024.
Sot, Eco Tirana pastron vetëm rreth një të katërtën e qytetit, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga operatorë të tjerë. Megjithatë, as kjo “zgjidhje” e re nuk solli përmirësim të dukshëm në terren. Qytetarët vazhdojnë të raportojnë pirgje plehrash në kryeqytet.
Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, problemi i mbetjeve në Tiranë nuk është thjesht teknik.
“Nuk bëhet fjalë për një dështim aksidental, por për një dështim të prodhuar me vetëdije politike”, thotë ajo.
Tabaku thekson se Tirana kishte një zgjidhje funksionale që në vitin 2015, përmes projektit të GIZ për ndarjen e mbetjeve në burim.
“Ishte një model europian, me kosto të ulët dhe i zbatueshëm. Ky projekt u braktis qëllimisht dhe u zëvendësua me modelin e inceneratorëve, i cili bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian”, tha ajo.
Sipas saj, fakti që sot mbetjet përfundojnë të gjitha të përziera në landfill nuk është rastësi.
“Qëllimi nuk ishte ndërtimi i një sistemi pastrimi dhe riciklimi, por justifikimi i pagesave milionëshe përmes groposjes së mbetjeve. Tirana është e papastër sepse pastrimi u sakrifikua në funksion të një afere”, thotë Tabaku.
Pyetjes nëse një kompani e vetme mund të merrte përsipër një reformë kaq komplekse për një qytet me mbi një milion banorë, Tabaku i përgjigjet prerë: jo.
“Problemi nuk është kapaciteti i kompanisë, por modeli mbi të cilin ajo u ndërtua. Eco Tirana u konceptua si zgjatim operacional i skemës së inceneratorëve, në një treg pa konkurrencë reale”, shprehet ajo.
Sipas saj, në vend të një sistemi të decentralizuar, me edukim qytetar dhe ndarje në burim, u ndërtua një mekanizëm që thjesht grumbullon mbetje dhe taksa për t’i dërguar drejt një inceneratori që nuk ekziston.
“Qytetarët e Tiranës kanë paguar mbi 100 milionë euro shtesë, ndërsa shërbimi është përkeqësuar dhe tarifat janë rritur”, nënvizon Tabaku.
Të dhënat financiare tregojnë se, paralelisht me përkeqësimin e shërbimit në terren, Eco Tirana ka shënuar rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe fitimeve. Në vitin 2022, kompania realizoi të ardhura prej rreth 572 milionë lekësh, me një fitim para tatimit prej mbi 60 milionë lekësh. Në vitin 2023, të ardhurat u rritën në mbi 606 milionë lekë, ndërsa fitimi para tatimeve arriti rreth 61.4 milionë lekë.
Rritja më e fortë financiare u shënua në vitin 2024, kur të ardhurat u më shumë se dyfishuan, duke arritur në mbi 1.38 miliardë lekë, ndërsa fitimi para tatimeve u rrit në rreth 154 milionë lekë.
Në maj të vitit 2025, kompania vendosi të rrisë kapitalin aksionar me 254 milionë lekë, shumë që rrjedh nga fitimet e akumuluara të viteve 2022–2024 dhe nga rezervat e krijuara deri në fund të vitit 2024, duke e çuar kapitalin total në 424 milionë lekë.
Ndërsa vizitojmë vendin ku duhej të ishte ndërtuar inceneratori, situata është më shumë se alarmante. Pak metra më tutje, dy punonjës po hapin një varr. Varrezat e Sharrës janë ngjitur me landfillin e Sharrës. Përveç aromës që e bën të pamundur qëndrimin, pamja është vërtet trishtuese: çdo lopatë që duhet të nxjerrë dhe, në fakt, nxjerr vetëm plehra, saqë thuajse e bën të pamundur punën e varrmihësve.
“Kjo ndodh prej vitesh. Ceremonitë zgjasin shumë pak, njerëzit nuk qëndrojnë dot gjatë, ndërsa nëntoka këtu është një rrezik i madh”, na thotë një nga punonjësit.
Të dhënat buxhetore tregojnë se shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e mbetjeve janë dyfishuar nga viti 2020 në 2024 dhe janë rritur sërish në vitin 2025. Vetëm nga viti 2024 në 2025, fondi për mbetjet u rrit me rreth 340 milionë lekë.
Megjithatë, kjo rritje nuk reflektohet në cilësinë e shërbimit.
“Eco Tirana është kthyer në një dështim që bën thjesht mbledhjen dhe dërgimin e mbetjeve në landfill”, thotë Tabaku, duke shtuar se askush nuk guxon ta prekë këtë projekt “sepse bën pis”.
Problemi nuk kufizohet vetëm në Tiranë. Sipas ekspertit të menaxhimit të mbetjeve, Polikroni Horeshka, dështimi është sistemik dhe shtrihet në të gjithë vendin. Ai rendit disa arsye kryesore, duke nisur nga mungesa e stafit të kualifikuar në Ministrinë e Mjedisit dhe në 61 bashkitë, mosfunksionimi i ndarjes së mbetjeve sipas hierarkisë europiane dhe mungesa e monitorimit nga institucionet përgjegjëse.
Horeshka thekson se shumica e bashkive nuk kanë hartuar plane vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve, ndërsa mungon infrastruktura bazë për ndarjen, riciklimin dhe rikuperimin.
“Mosndarja në burim rrit volumin e mbetjeve që përfundojnë në landfill, rrit kostot për qytetarët dhe shkatërron industrinë e riciklimit”, thotë ai.
Po ashtu, Horeshka nënvizon se Shqipëria po dështon në përmbushjen e Kapitullit 27 të BE-së, si dhe në zbatimin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe Planit Kombëtar 2020–2035.
Ndërsa Tirana përballet me pirgje mbetjesh, shumë qytete europiane kanë ndërtuar sisteme funksionale të diferencimit. Në Gjermani, ndarja në burim është e detyrueshme dhe mbështetet nga edukimi qytetar dhe penalitete. Në Itali, bashkitë aplikojnë tarifa sipas sasisë së mbetjeve të prodhuara, duke zbatuar parimin “ndotësi paguan”. Në Slloveni, mbi 60% e mbetjeve riciklohen falë një sistemi të decentralizuar dhe transparencës së lartë.
Këto vende e kanë kuptuar më herët se politika dhe institucionet përkatëse se menaxhimi i mbetjeve nuk është aferë, por shërbim publik, një domosdoshmëri për të ardhmen.
Eco Tirana u trumbetua si zgjidhja që do t’i jepte fund papastërtisë së kryeqytetit, por në të vërtetë rezultoi të ishte një dështim i madh, që na ka kushtuar shumë shtrenjtë. Viti që kaloi solli më shumë fonde, rreth 12% të buxhetit, por qyteti mbetet i papastër dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin.
Tirana, it seems, will continue to bury not only waste, but also responsibility. But with very expensive bills./ Denada Jushi, acqj.al
Happening now...
ideas
Ilir Meta, this gypsy of Edi Rama!
How to govern the country and lead the opposition... for yourself!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128