Sulm me gurë ndaj Muçit dhe Trabzonspor, klubi turk: Raste të papranueshme, nuk qëndrojmë duarkryq

2026-02-07 18:28:54 / SPORT ALFA PRESS

Sulm me gurë ndaj Muçit dhe Trabzonspor, klubi turk: Raste të

Një sulm me gurë ndaj autobusit të ekipit të Trabzonspor ka shqetësuar tejmase klubin, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se episode të tilla janë të papranueshme. Pak para ndeshjes ndaj Samsunspor, Trabzonspor bën me dije se një rast i tillë është i përsëritur dhe se nuk do qëndrojnë “duarkryq”.

Sulmi me gurë i kryer ndaj autobusit të ekipit tonë përpara ndeshjes me Samsunspor tregon qartë se ajo që po ndodh nuk është më një rast i izoluar, por një sulm i organizuar hapur.

Këto veprime të neveritshme, të përsëritura më parë në Kocaeli dhe Antalia, e sot në Samsun, janë të papranueshme, nuk mund të injorohen dhe nuk mund të banalizohen.

Këto sulme nuk janë të drejtuara vetëm kundër Trabzonsporit. Ato janë përpjekje të ulëta që synojnë sigurinë e futbollit turk, ndjenjën e drejtësisë dhe reputacionin e tij. Jeta e sportistëve tanë, stafit teknik dhe personelit të klubit është qartazi nën kërcënim.

Klubi i Trabzonspor nuk do të lejojë kurrë normalizimin e këtyre sulmeve turpëruese, të ndodhura për herë të tretë radhazi.

Ne kërkojmë që ndaj autorëve të këtyre sulmeve të jepen dënime shembullore dhe i bëjmë me respekt të ditur opinionit publik se do ta ndjekim këtë proces deri në fund.

 

Happening now...

ideas