Dita e dytë e mbledhjes “Retreat”, Rama mbledh kabinetin dhe Kryesinë e grupit. Priten listat e kandidatëve

2025-03-08 11:24:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Dita e dytë e mbledhjes “Retreat”, Rama mbledh kabinetin dhe

Sot është dita e dytë e mbledhjes Retreat të kryeministrit Edi Rama me kabinetin dhe Kryesinë e grupit

Ditën e parë të takimit u diskutua sa i përket programit elektoral me të cilat PS do të prezantohet në zgjedhjet e 11 majit.

Pikat kryesore, kanë qenë qëllimet për të cilat do të flitet në këtë fushatë dhe oferta me të cilët do të prezantohen në këto zgjedhje. Është bërë një analizë edhe e punës së bërë nga qeveria

Sa i përket ditës së dytë, pritet të vijojë diskutimi sa i përket organizimit zgjedhor të PS e cila synon që në 11 maj të fitojë një mandat të 4.

Sot pritet që drejtuesit politikë në qarqe të dorëzojnë listat e përgatitura për kandidatët për deputetë, ndërsa në një takim të dytë do kryhet dhe vendimmarrja finale sa i përket emrave që do të përfshihen në lista.