“Duam mandatin më të fortë që kemi pasur ndonjëherë”, Rama: Pastaj e di unë çfarë bëj me BE-në dhe Amerikën

2025-03-10 09:30:10 / POLITIKË ALFA PRESS
“Duam mandatin më të fortë që kemi pasur

“Shqiptarët duhet në na japin madnatin më të fortë që kemi pasur ndonjëherë.”

Kështu u shpreh kreu i qevrrisë Edi Rama nga Kryesia e Kuvendit, me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama kërkoi mandatin e katrët pasi, sipas tij, PS është e vetmja forcë politike që mund të mbyllë dritaren e hapur drejt BE dhe të integrojë vendin në Bllok.

Rama: Me mandatin më të fortë të shqiptarëve e di unë bashkë me ju se çfarë bëj edhe me Evropën, edhe me Amerikën edhe me NATO-n. Në momentin kur ne hyjmë në BE nuk ka më shasse që cilido të jetë në pushtet të thotë “do shkrij këtë, do shkrij atë”, sepse nuk shkrin dot më asgjë. BE i duhet shqiptarëve për të garantuar barazinë para ligjit. Sot PS garaton proceset e nisura nga institucionet e reja të drejtësisë, që kanë të gjitha të metat e mundshme por ama janë në rrugën e duhur dhe duhen mbështetur në atë rrugë. Ne nuk bërtasim për persekutim apo për padrejtësi kur institucionet e drejtësisë godasin para nesh, të tjerët pretendojnë se janë të burgosur politik. Ky është dallim katastrotik. BE na duhet për këto garanci që Shqipëria dhe shqiptarët s’i kanë pasur kurrë në historinë e tyre.

Happening now...

ideas

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128