Hodhën miell para kryeministrisë, Lapaj: Simbolikë për drogën që ka “pushtuar” vendin! Thumbon Shabanin: Rama mori edhe Xhixh Merimangën për të vjedhur

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj theksoi se hodhën miell para godinës së Kryeministrisë, ku protestuan mbrëmjen e së shtunës, si simbolikë ndaj drogës që ka “pushtuar” vendin.
Lapaj tha se fakti që qytetarët po i bashkohen çdo ditë edhe më shumë lëvizjes së tij, tregon se frika po vritet.
Kreu i Shqipëria Bëhet u shpreh se do të vijojnë t’i qëndrojnë kërkesës së tyre duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, zëvendës së tij të pandehur Belinda Balluku dhe qeveritarë të tjerë.
“Siç e keni parë e ka blinduar kryeministrinë sot me hekur sërish, por sërish asnjë lule nuk u thye këtu dhe ajo që bëmë që parë, simbolika ishte droga që ka pushtuar këtë vend, e bardha që ka vrarë çdo qelizë të këtij kombi. Ky vend nuk e meriton të trajtohet si vendi i krimit. Dorëheqje. Frika po vritet. Ka 42 ditë që frika po vritet kështu poshtë zyrës së tij. Njerëzit po ushtojnë Edi Rama o hajdut”, tha ai.
Thumboi gjithashtu edhe Endrit Shabanin, ish aleat të tij dhe Avokat i ri i Popullit, të cilit iu referua si “Xhixh Merimanga”, teksa tha se mori Edi Rama për të vjedhur edhe më shumë.
“Ai që përveç zakonisht, pasi vodhi zgjedhjet, mori edhe Xhixh Merimangën për të vjedhur atë që kishte vjedhur, ndaj ai do të njihet si Edi Rama të cilit populli iu thotë “Edi Rama o hajdut”. Për të gjithë ata që na ndjekin, duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu është vrasje e frikës sepse njerëzit e lirë po thonë të vërtetën. Nuk ka gjë më të rëndësishme në një betejë”, u shpreh Lapaj.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128