Rama lavdëron Trump: Zoti i shpëtoi jetën Presidentit të SHBA për të zgjuar Europën, bota nuk është njësoj

2025-03-07 12:16:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama lavdëron Trump: Zoti i shpëtoi jetën Presidentit të

Për herë të parë, fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalitete me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

Në konferencën e zhvilluar me këtë rast kryeministri Edi Rama foli edhe për zhvillimet e fundit në Evropë pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ndoshta Zoti shpëtoi Donald Trump, jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe, por për ta zgjuar Europën dhe për t’i dhënë asaj mundësinë që s’mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj, se nuk është njësoj”, tha Rama.