
Si do të veprohet nëse Ilir Meta zgjidhet deputet në votimet e 11 Majit?

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e votimit nga diaspora si edhe për procedurat që kanë të bëjnë me votimin e qytetarëve të Shqipërisë.
I pyetur se si di të veprohet në rast se Ilir Meta i cili ndodhet në burg zgjidhet deputet, Celibashi tha se “deputeti i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon atë si të tillë”.
Pyetja: Pyetja ime ka të bëjë me listat shumëemërore të kandidatëve, pikërisht me një emër të veçantë që do të jetë pjesë e koalicionit të PD-së, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Bëhet fjalë për emrin e Ilir Metës, që pritet të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet e 11 majit dhe gjasat janë edhe në listat e sigurta, referuar dhe dakordësisë mes palëve. Meta dihet që prej muajsh ndodhet në paraburgim. Në rastin kur zoti Meta do të dalë deputet nga zgjedhjet e 11 majit, çfarë ndodh më tej?
Celibashi: Sikur se mund ta kuptoni dhe ta mirëkuptoni nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera. Ajo çfarë Kushtetuta parashikon, që është fakti që çdo kandidat për deputet i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128