“Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit”, Rama i kthehet popullit protestues: Le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i kërkonte dorëheqjen dhe kritikonte praninë e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aktivitetet politike në Tiranë.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë tha se nuk e njeh personalisht qytetaren, por se postimi i saj e nxiti të shprehej për një çështje që, sipas tij, po trajtohet gabimisht në debatin publik.
Rama theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, pasi janë popull shtetformues në vendin e tyre, ndërsa të njëjtin qëndrim shprehu edhe për shqiptarët e Kosovës, duke kujtuar se ata kanë shtetin e tyre të pavarur.
Reagimi i Ramës:
Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!
Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.
Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:
Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?
Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.
Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:
"You scoundrels and scoundrels,
you vagabonds,
you filthy lice, you filthy microbes, you have brought
my poor Albania
back to life..."
Post Scriptum. And let no one speculate by linking this note to the name of the Prime Minister of Kosovo, because I can in no way make him, nor imply him, responsible under any circumstances, for any of the Vetëvendosje sallahanas who have been involved in this mess of hell. I am not saying this at all for a protocolic mouthwash, but because I know very well that every broad political umbrella also carries its sallahanas and I would insult Albin's intelligence if I thought that he judges like them. So leave Albin Kurti out of this disgusting mess.
Albanian from Tetovo, big troublemaker in Tirana: "Prime Minister, resign, leave us alone!"
Who is its prime minister?
Can he, does he think, does he dare say this to his own prime minister?
The turtle, the snail, and the poltron became gentlemen, but don't take our face wherever you go, you pelicans!
When the word "pelicans" is mentioned, I am reminded of a restaurant where they cooked pelicans on a spit. This restaurant was located in the municipality of Želina.
Happening now...
Sali is gone, Rama is gone.
ideas
Mr. Rama, the algorithm is a consequence!
Botërori, më shumë se futboll
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128