“Rama e Berisha ‘kokë e këmbë’ bashkë”/ Revolta e qytetarit: Opozita e vërtetë është në shesh

2026-09-19 20:08:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama e Berisha ‘kokë e këmbë’

Në protestën e mbajtur te Kryeministria në ditën e 112 kundër qeverisë, një qytetar bëri thirrje që shoqëria shqiptare të dalë masivisht në shesh. Gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha, të cilin e akuzon se bashkëpunon me Ramën.

“Dua t’i them Edi Ramës. se kemi 112 ditë këtu dhe t’i je trembur. Ti dhe Sali Berisha jeni bashkë, por Rama ka pushtetin. Po Rama po shet pasurinë e këtij populli. I bëj thirrje miqve tanë kudo që janë të na mbështesin. Të mbledhim forcat, Rama i ka ditët e shkurtuara. Kemi sinjali dhe ne, sot i kanë dal kundra edhe disa njerëz të vet, i kanë quajtur Ballukun kuçedër dhe kanë të drejtë. Por tani përveç atyre që kanë interes, i bëj thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare të bashkohen. Kam edhe një kërkesë për demokratët që gjenden te Sali Berisha, mos i besoni më…Sali Berisha është me Edi Ramën, kokë e këmbë”, tha ai.

 

 

Po ndodh...

ide

top

11:15 POLITIKË

08:08 POLITIKË