Mbi 414 kilogramë drogë e sekuestruar, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

2026-09-19 21:33:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Mbi 414 kilogramë drogë e sekuestruar, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi Policia e Shtetit italian zbuloi më shumë se 414 kilogramë hashash, të fshehura në disa ambiente të përdorura si depo mes Guidonia Montecelio dhe Romës. Sasia e drogës, sipas hetuesve, nëse do të hidhej në tregun e shitjes me pakicë, mund të gjeneronte të ardhura të paligjshme prej më shumë se 4 milionë eurosh.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Seksionit VII Antidrogë të Skuadrës së Lëvizshme të Romës. Hetuesit kishin vënë në vëzhgim 29-vjeçarin, i cili u kap në momentin që po përpiqej të ngarkonte në bagazhin e makinës së tij disa valixhe të mëdha. Brenda tyre u gjetën 98 kilogramët e parë të hashashit.

Hetimi mori një tjetër drejtim pas kontrollit të të riut, të cilit iu gjet një tufë çelësash. Çelësat rezultuan se hapnin disa ambiente të tjera në zonën e Guidonias dhe Romës, të përdorura për magazinimin e lëndës narkotike. Në këto ambiente, policia zbuloi sasi të mëdha hashashi dhe materiale për paketimin e drogës.

Një pjesë e konsiderueshme e drogës ishte ruajtur brenda frigoriferëve, të cilët ishin përdorur si hapësira magazinimi. Përveç lëndës narkotike, në ambientet e kontrolluara u gjetën edhe shënime të shkruara me dorë, ku dyshohet se ishin regjistruar sasitë e drogës së magazinuar dhe të lëvizur. Hetuesit sekuestruan gjithashtu materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe paketimin e hashashit.

Në përfundim të operacionit, sasia totale e sekuestruar arriti në mbi 414 kilogramë hashash. Për 29-vjeçarin shqiptar u vendos arrestimi për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Autoriteti gjyqësor italian ka vleftësuar arrestimin dhe ka caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg.

Top Channel

Po ndodh...

ide

top

11:15 POLITIKË

08:08 POLITIKË