Barcelona nuk di të ndalet, katalanasit ruajnë kreun pas fitores në duelin që prodhoi 8 gola

2025-12-06 21:12:00 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona nuk di të ndalet, katalanasit ruajnë kreun pas fitores

Barcelona vijon të ruajë kreun e La Ligës, kjo pas fitores 3-5 kundër Real Betisit në transfertë.

Sfida e luajtur në “Estadio de La Cartuja” nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Antony në minutën e 6’.

Gjithsesi, pas 5 minutash Ferran Torres barazoi takimin dhe dy minuta më vonë, ishte po ai që përmbysi sfidën.

Në minutën e 31’, ishte 20-vjeçari Roony i cili shënoi golin e tretë dhe në të 40’, Torres kompletoi tripletën personale.

Në pjesën e dytë, Lamine Yamal realizoi me një penallti, ndërsa në harkun e 5 minutave në fund (85’-90’), Betis realizoi dy gola të tjerë, që shërbyen vetëm si statistikë.

Me këtë fitore, Barcelona vijon të ruajë kreun e La Ligës me 40 pikë, 4 më shumë se Reali, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

 

Happening now...

ideas