Tirana ndez dritat e pemës së Vitit të Ri, si kurrë më parë: Mungon kryebashkiaku

2025-12-06 19:49:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tirana ndez dritat e pemës së Vitit të Ri, si kurrë më

Dhjetori, muaji që shënon fundin e vitit kalendarik sjell një atmosferë festive në të gjithë botën.

E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri te Pazari i Ri.

Kjo ceremoni u shoqërua nga zërat e fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit.

Sheshi “Skënderbej” është zbukuruar dhe në mes pema simbolike në pritje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ajo që pritej ndryshe nga çdo vit ishte mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj që aktuliasht ndodhet në paraburgim pas akuzave për korrupsion.

Të pranishëm në shesh janë qindra qytetarë të cilët shijuan këtë moment festiv

Më pas gjatë orëve të natës do të vazhdohet me concert ku do të performojnë këngëtarë të shumtë.

Happening now...

ideas