UEFA cakton gjyqtarin e finales së ‘Play-off’-it Kosovë-Turqi

Majkëll Oliver do të gjykojë finalen e “play-off” për Botërorin mes Kosovës dhe Turqisë.
Ky takim është programuar më 31 mars, prej orës 20:45.
Gjyqtari anglez i FIFA-s është me eksperiencë, ndërsa ka ndarë drejtësi edhe në finalen e Superkupës së Europës.
Ishte viti 2022, kur Real Madridi mposhti 2-0 Frankfurtin.
Për Kosovën është emër i panjohur, por jo për Turqinë. Përfaqësuesen turke e ka drejtuar në tre ndeshje.
Fillimisht në kualifikueset e Europianit, kur fitonin 0-1 ndaj Kazakistanit.
Më pas në në kualifikueset për Botërorin. Në marsin e vitit 2021, Turqia mposhti 4-2 Holandën.
Rasti i fundit, kur Oliver ndau drejtësi për turqit ishte në shtatorin e vitit të kaluar. Spanja fitoi me rezultatin e thellë 0-6 në transfertë.
Oliver po ashtu u kthye në çështje në Angli, pasi në janarin e vitit 2025 mori kërcënime përmes rrjeteve sociale, bashkë me familjen e tij.
Gjithçka erdhi sepse tregoi kartonin e kuq për Ljuis-Skellin e Arsenalit.
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128