Foto e rrallë/ Fan Noli ditën që u duartrokit me ovacione, nga liderët botërorë në Lidhjen e Kombeve

10 Janar 2022, 10:23 / JETË ALFA PRESS
Foto e rrallë/ Fan Noli ditën që u duartrokit me ovacione, nga

Shkrimtari i njohur korçar, Kristaq Turtulli, i cili punon dhe jeton prej shumë vitesh në Kanada, ka ndarë në faqen e tij në FB një fotografi të rrallë të Fan Nolit gjatë punimeve të Lidhjes së Kombeve (Sot quhet OKB), ditën që Shqipëria e vogël u bë anëtarë përkrah gjithë vendeve të mëdha.

Turtuli tregon se këtë fotografi Fan Noli ja dhënë dorazi gjyshes së tij, gjatë një vizite në qytetin e Korçës në vitet 20-të. Kujtojmë se Turtujt e Korçës prej nga rrjedh shkrimtari, kanë qenë një nga familjet më patriotike dhe të pasura jo vetëm në atë qytet por në mbarë Ballkanin, deri në ardhjen e komunistëve në pushtet.

 

“Ju përshëndes dhe ju uroj gjithë të mirat të nderuar miq. Qëllimisht po e hedh sot këtë foto të rrallë, të FAN. S. NOLIT pas ngjarjes së djeshme. Foto origjinale e dhuruar dorazi nga vetë Noli gjyshes sime, kur erdhi në Korçë në vitet 20 të shekullit të kaluar.

FAN.S NOLI, Kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.

Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.

(Për oratorinë e mrekullueshme të Nolit, gjithë respekt të pranishmit, burrat më të shquar të Botës iu lutën Nolit, të ngrihej nga reshti i fundit ku ishte ulur dhe e ulën me ovacione në reshtin e parë….)”, shkruan shkrimtari Kristaq Turtulli, me rastin e publikimit të kësaj fotografie të rrallë.

 

Po ndodh...