I dërguari i Trump në Tiranë: Shteti Bektashi, një projekt i shkëlqyer, por për të vendosin shqiptarët
Paolo Zampolli , i dërguari special për Partneritetet Globale të Administratës amerikane, pas takimeve me grupet parlamentare pranon që në agjendën e tij është edhe Shteti Bektashi, duke e cilësuar atë si një projekt të shkëlqyer.
“Diskutuam rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve tona. Shqipëria është një aleat i madh për ne. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duam Shqipërinë. Unë jam nga Italia. Në Tiranë kam ardhur për të bërë këtë dhe mendoj që është një projekt i shkëlqyer, por janë qytetarët shqiptarë ata që duhet të vendosin për të. Unë i pashë vlerat e shtetit. Kam ardhur këtu gjithashtu edhe për ditën e shenjtërimit të nën Terezës”, tha Zampolli.
Ai u shpreh se kishte mbetur shumë i impresionuar nga bektashinjtë dhe Kryegjyshi. “Ne po mësojmë. Për këtë arsye kam ardhur. Gjithashtu ne duam popullin shqiptar. Ne kemi zgjedhje pas dy muajsh. Dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA, presidenti im i do shqiptarët, sekretari Rubio i do shqiptarët. Ne duam mbështetjen tuaj. Shteti bektashi duhet të vendoset nga njerëzit tuaj dhe mendoj që shumë prej jush e duan atë. Kjo është fantastike. Mund të jetë një identitet i mirë për shtetin. Ne besojmë në bashkëjetesën ndërfetare. Presidenti, sekretari i shtetit dhe unë besojmë në të gjitha fetë”, shtoi ai
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128