I dërguari special i Presidentit Trump mysafir i Baba Mondit, e nis nga Kryegjyshata Bektashiane turin e vizitave në Tiranë (FOTO)
Paulo Zampolli, i Dërguari Special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetet Globale, ndodhet në Tiranë dhe turin e vizitave në vendin tonë e ka nisur nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Analisti Ilir Kulla ka ndarë një fotografi nga vizita në Kryegjyshatën në Tiranë dhe thotë se Baba Mondi e ka njohur diplomatin amerikan me realitetin unik të bashkëjetesës fetare në vendin tonë.
"Se bashku me te Derguarin e Posacem per Partneritetet Globale te Presidentit Donald Trump, ambasadorin Paolo Zampolli sot vizituam ne 35 vjetorin e rithemelimit te Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe dites se Shenjterimit te Nene Terezes.
Ne mikepritjen e Kryegjyshit Baba Edmond Brahimaj ambasadori Zampolli u njoh me kete realitet unik ne Bote te Bashkejeteses Fetare ne Shqiperi dhe historine e Bektashinjve ne Shqiperi dhe ne bote", shkruan Ilir Kulla.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128