“I ishin sulur Braçes…Vendimet politike janë dënime politike”/ Mevlan Shanaj: PD dhe PS, klasë e dështuar! Sistemi ndryshohet me rezistencë

10 October 2026, 18:38 / POLITIKË ALFA PRESS
“I ishin sulur Braçes…Vendimet politike janë

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka ngritur shqetësimin për gjendjen e kinematografisë shqiptare, duke kërkuar më shumë financime për prodhimin e filmave dhe duke kritikuar atë që e cilësoi si monopol ekonomik të mbështetur politikisht.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Shanaj u shpreh se kinemaja shqiptare, e ndërtuar ndër vite me shumë sakrifica, duhet të zhvillohet dhe të ketë më shumë mbështetje financiare, në mënyrë që filmat të realizohen dhe të shkojnë te publiku.

Ai akuzoi disa persona se po përpiqen të ruajnë një monopol ekonomik në këtë sektor, me mbështetje politike, ndërsa pretendoi se është përballur edhe me sulme personale.

Gjatë intervistës, regjisori foli edhe për kërcënimet me të cilat tha se është përballur, duke theksuar se ato nuk e kanë ndalur dhe se nuk dëshiron të ndalet më gjatë te kjo çështje.

 

Po ashtu, regjisori nuk i kurseu kritikat as ndaj klasës politike shqiptare, duke e cilësuar si të dështuar si Partinë Demokratike, ashtu edhe Partinë Socialiste.

Shanaj theksoi se nuk është i lidhur me asnjë forcë politike, por sipas tij, partitë nuk kanë arritur të përmbushin premtimet dhe nuk kanë krijuar alternativa të afta për të sjellë ndryshimin.

“Unë kërkoj që kinemaja që është bërë me sakrifica të mëdha të zhvillohet, të shtohen para për t’u bërë film. Jo të komandohet nga njerëz anonim, të shtohen paratë, të bëhet filmi dhe të çohet te publiku. Këto njerëz pa dije pa karakter më kanë sulmuar mua. Kërkojnë të mbajnë monopolin ekonomik me përkrahje politike të turpshme. Kam 90 % të Shqipërisë që më vlerësojnë dhe u jam mirënjohës, pra për mua vetëm publiku ka qenë.

Na kërcënuan, por nuk më frikëson njeri. Kërcënime edhe shumë serioze ne i kemi kapërcyer, dhe nuk dua të merrem me to. Nuk më bëjnë përshtypje fare. Jo vetëm PD, por edhe PS është një klasë politike e dështuar. Dështoi sepse nuk bënë atë që premtojnë. Unë nuk kam parti, por gjykoj që nuk ka forca të riorganizohen.

Për të ndryshuar një sistem duhet rezistencë nuk duhen fjalë. Di që shoqëria shqiptare ka nevojë të ndryshojë, të ndryshojë në moral është tronditur morali në Shqipëri. E pamoralshmja tregohet si virtyt. Ka njerëz që e duan transformimin, ndryshimin Shqipërinë. E kam pasur mundësinë të rri jashtë shtetit, të qëndroj, por sa shkoj tek vajza, pas 2 javësh dua të kthehem në Tiranë. Politika i ka bërë më shumë dëm këtij vendi”, tha ai.

Gjithashtu një koment e dha edhe për situatën në PS, si edhe për votimin e Reformës Territoriale me 85 vota pro dhe qëndrimin e deputetit socialist Erion Braçe.

“I lexova që i ishin vërsulur Braces. Ai duket sikur lufton. Kishte bërë një reagim dje dhe më pas shprehej përse votova. Pra jo vendime në politikë, dënime në politikë do e quaja unë. Po e dënove njeriun kalon në format e Stalinit. Stalinizmi dënonte. E tha mendimin, por votoi dhe jo…Vendimet politike janë dënime politike dhe unë nuk i pranoj”, tha ai,

 

Po ndodh...