
28 Janari i parë pa Kadarenë, Begaj në ditëlindjen e shkrimtarit: Ai jeton përmes librave të tij

Sot është ditëlindja e parë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, pas ndarjes së tij nga jeta. Ditëlindjen e shkrimtarit e ka kujtuar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke e vlerësuar veprën e tij si një dëshmi për lashtësinë dhe identitetin evropian të shqiptarëve.
Në një mesazh në rrjete sociale Begaj shprehet se Kadare do të jetojë përmes veprave të tij dhe do të vazhdojë t’i tregojë botës dramën historike dhe vitalitetin e kombit shqiptar.
Mesazhi i plotë i Begajt:
“Sot, në datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta, ne ndihemi krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.
Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare. Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste.
Për aq kohë sa lexuesit në mbarë botën do të vijojnë të lexojnë librat e tij, Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë”.
-
AlfaPena/ Poezi nga Robert Shvarc: MA VRANË SARAJEVËN
28 Janar, 08:45

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128