BBC zbulon gjithçka rreth videos ku Princesha Kate Middleton njoftoi publikisht sëmundjen e rëndë

23 Mars 2024, 15:34 / JETË ALFA PRESS

BBC zbulon gjithçka rreth videos ku Princesha Kate Middleton njoftoi

Video-mesazhi dyminutësh i Princeshës së Uellsit Kate Middleton, në të cilin ajo njofton se është prekur nga kanceri dhe i është nënshtruar kimioterapisë, është regjistruar të mërkurën, më 20 mars, në Windsor, prodhuar nga BBC Studio, një njësi prodhimi e shërbimit britanik.

Kensington Palace informoi BBC News, i cili është i ndarë nga BBC Studios, të premten pasdite për njoftimin me video të princeshës.

Gazetarja e BBC-së që ndjek familjen mbretërore, Sarah Campbell, tha se kjo kompani mediatike nuk ka marrë pjesë në editimin e mesazhit dhe nuk ka ndryshuar deklaratën e princeshës.

BBC Studio lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se ata kishin siguruar produksionin për xhirimet.

“Ne dëshirojmë t’i urojmë Lartësisë së saj një shërim të shpejtë”, tha BBC Studio në një deklaratë.

Princesha e Uellsit përmes një video-mesazhi njoftoi se vuante nga kanceri dhe i ishte nënshtruar kimioterapisë parandaluese. Videoja e postuar në llogarinë zyrtare të Princeshës dhe Princit të Uellsit në “X”, u shikua nga më shumë se 25 milionë njerëz në orën e parë. Kishte 299 mijë pëlqime, 20 mijë komente dhe 73 mijë retweet.

Përpjekja e saj e mëparshme për të komunikuar me publikun, duke postuar një foto me fëmijët e saj për festën e nënës, shakti skandal kur rezultoi se fotoja ishte edituar. Agjencitë kryesore botërore të fotografive e tërhoqën foton dhe Kate shpejt pranoi se ajo e modifikoi foton, e cila ishte realizuar nga bashkëshorti i saj Princi William.

Në vend që të qetësonte publikun, i cili po bënte gjithnjë e më shumë pyetje se ku dhe çfarë ndodhi me princeshën, e cila dihet vetëm se në muajin janar ka bërë një operacion abdominal, fotoja shkaktoi një ortek të ri pyetjesh dhe spekulimesh.

 

Po ndodh...