Ka lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sali Berisha feston ditëlindjen si kryetar i PD!

15 October 2026, 11:45 / POLITIKË ALFA PRESS
Ka lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sali Berisha

Ndërkohë që Shqipëria është përgshirë në protesta të mëdha kundër qeverisë dhe Kastës së vjetër politike të korruptuar, kreu i PD, Sali Berisha, feston sot 82 vjetorin e lindjes. Ai ka ndarë një fotografi me bashkëshorten Liri me një shënim dedikuar edhe revoltës që ka nisur në Tiranës.

"Miq, sot 82 vjeç! Në vjeshtën më të bukur të jetës time! Lavdi Zotit", shkruan Sali Berisha krah fotografisë së mëposhtme.

Pavarësisht moshës dhe sfidave me drejtësinë, ai vazhdon të mbetet një figurë qendrore në kampin opozitar dhe të ndjekë zhvillimet politike me intensitet. Partia Demokratike mbetet ende forca më e madhe politike opozitare në vend.

Sali Berisha ka lindur në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, më 15 tetor 1944 në Viçidol. Ai shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist.

Gjithashtu, Sali Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri më 2013. Pas humbjes në zgjedhjet e 2013, ai u tërhoq nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike për t’iu rikthyer sërish në vitin 2022.

Po ndodh...