“Kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit”/ Eurodeputeti gjerman me kritika të ashpra, Michael Gahler: Protestuesit kanë ngritur shqetësime që prekin…
Eurodeputeti gjerman dhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP) për punët e jashtme, Michael Gahler, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me valën e protestave që po tronditin Shqipërinë.
Gahler, i cili ka shërbyer si kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve në vendin tonë vitin e kaluar, theksoi se revoltë qytetare buron nga një realitet i dëshmuar prej kohësh në terren:
“Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler.
Deklarata e eurodeputetit gjerman shton një tjetër zë të rëndësishëm ndërkombëtar në mbështetje të shqetësimeve të qytetarëve, duke e lidhur krizën e brendshme politike dhe institucionale me kapjen e shtetit dhe dështimin e standardeve demokratike.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
