
26-vjetori i masakrës në Tërnje të Therandës, Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi të rënët dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varrezave të atyre që u vranë barbarisht nga forcat serbe.
Kurti theksoi se gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës së Kosovës.
“Ne përkulemi me nderim dhe gjithashtu me mirënjohje të thellë, e me falënderim të përzemërt për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për lirinë e popullit tonë, për çlirimin e Kosovës.
Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës dhe tani na mbetet një pjesë më e vogël e punës, por e rëndësishme, që ta forcojmë shtetin tonë, ta forcojmë shtëpinë e popullit, në mënyrë që brezave të ardhshëm kurrë të mos iu bie të vuajnë, të kenë dhembje apo të përjetojnë humbjet që ne kemi kaluar.
Në mënyrë të veçantë, një respekt i posaçëm për nënat shqiptare që rritën bijat dhe bijtë e tyre, që jo vetëm ishin qytetarë të dinjitetshëm të Republikës, por gjithashtu luftëtarë të mëdhenj për lirinë e popullit. Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit! Lavdi të të gjithë atyre që dhanë jetën dhe u flijuan për lirinë e popullit, duke përfshirë ata që u flijuan nga fshati juaj, Tërnje,” tha ai.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128