Një nga shtetet më të rëndësishme afrikane njeh Kosovën si shtet të pavarur! Vjosa Osmani falënderon presidentin e Kenias: Vendim i drejtë, një hap i madh diplomatik!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Osmani thotë se vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës është nënshkruar nga presidenti Ruto dhe i njëjti është dërguar zyrtarisht në Presidencë pak më parë.
“Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri.
Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, shpreh falënderime të sinqerta ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap të madh diplomatik”, ka shkruar Osmani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


