“Kthejini pas”, protestuesit kundër emigrantëve përplasen me policinë britanike

7 September 2026, 17:16 / BOTA ALFA PRESS

“Kthejini pas”, protestuesit kundër emigrantëve

Protestues të krahut të djathtë janë përplasur me policinë në qytetin britanik të Portsmouth, teksa përpiqeshin të pengonin pranimin e një grupi emigrantësh të sapoardhur.

Një varkë e vogël, me rreth 140 azilkërkues e cila ishte nisur nga Normandia e Francës, u ndalua nga autoritetet britanike në Kanalin Anglez dhe u shoqërua drejt Portsmouth, raportuan të dielën mediat britanike.

Demonstruesit, shumë prej të cilëve ishin të veshur me të zeza dhe mbanin maska në fytyrë, brohorisnin: “Ndaloni varkat” dhe “Kthejini pas”.

Protesutesit u përplasën me policinë, duke hedhur sende në drejtim të efektivëve. 

Po ndodh...