Kush është shqiptarja që i preu flokët ikonike Haaland?
Një shqiptare që prej vitesh jeton në Monako është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet, pas ndryshimit drastik të pamjes së yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland.
Transformimi i fundit i sulmuesit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, duke shkaktuar reagime të shumta dhe duke i ndarë ndjekësit në dy kampe. Ndërsa disa e kanë pëlqyer look-un e ri të futbollistit, të tjerë kanë mbetur të befasuar nga ndryshimi i tij i dukshëm.
Në qendër të vëmendjes është vendosur edhe Juna Ademi, shqiptarja që prej vitesh jeton në Monako dhe që lidhet me imazhin e ri të Haaland. Emri i saj është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa interesi është shtuar pikërisht pas publikimit të pamjes së re të futbollistit.
Juna Ademi njihet për aktivitetin e saj në botën e bukurisë dhe stilit, ndërsa jetesa në Monako e ka bërë prej kohësh pjesë të një rrethi të ekspozuar ndaj personazheve të njohur të sportit dhe showbiz-it.
Ndryshimi i Haaland ka marrë kështu një vëmendje përtej fushës së futbollit. Përveç performancës së tij sportive, këtë herë në fokus është vendosur edhe stili dhe pamja e tij, ndërsa fansat vijojnë të diskutojnë nëse look-u i ri i shkon apo jo.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128