Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër autokratëve!
Mediat ndërkombëtare vazhdojnë ta kenë në qendër të vëmendjes lëvizjen rinore qytetare, që po mbahet prej afro tre muajsh në Tiranë.
Gazeta franceze ‘L’Humanite’ shkruan se nga Serbia në Shqipëri, rinia e Ballkanit po ngrihet kundër regjimeve autokratike në rajon.
Gazeta thekson se një valë e re protestash po përshkon Ballkanin, me të rinjtë në qendër të mobilizimeve kundër mënyrës së qeverisjes dhe asaj që ata e konsiderojnë si përqendrim të tepruar të pushtetit.
Nga Serbia në Shqipëri, protestat po shfaqin një karakter të përbashkët: një brez i ri që nuk dëshiron të pranojë më automatikisht mënyrën tradicionale të ushtrimit të pushtetit në rajon.
Në Serbi, mobilizimi i të rinjve ka marrë përmasa të mëdha dhe është shoqëruar me kërkesa për përgjegjësi politike, transparencë dhe ndryshim institucional. Protestuesit kanë sfiduar drejtpërdrejt pushtetin e Aleksandër Vuçiç dhe kanë kërkuar që institucionet të japin llogari për çështje që kanë shkaktuar zemërim të gjerë publik.
Në Shqipëri, ndërkohë, protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë vijuar me kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit. Mobilizimi i vazhdueshëm tregon se pakënaqësia nuk kufizohet vetëm te një episod i veçantë, por lidhet me një debat më të gjerë mbi mënyrën se si funksionon pushteti dhe demokracia në vend.
Ajo që i bashkon këto zhvillime është roli i brezit të ri. Të rinjtë e Ballkanit po përdorin rrjetet sociale, organizimin horizontal dhe protestën në rrugë për të krijuar forma të reja presioni politik, shpesh jashtë strukturave tradicionale të partive.
Ndërkohë gazeta zvicerane ‘Tagblatt’ thekson se Revolucioni Flamingo në Shqipëri nuk po ndalet.
Gazeta thekson se protestat nisën në fund të majit, fillimisht për shkak të projektit turistik në zonën e Vjosë-Nartës dhe ishullit të Sazanit, një territor me rëndësi të veçantë natyrore. Flamingot që qëndrojnë në lagunë janë kthyer në simbolin e protestës, prej nga edhe emërtimi “Revolucioni i Flamingove”.
Por protestuesit thonë se çështja tashmë shkon përtej mbrojtjes së mjedisit. Në demonstratat e përditshme në Tiranë janë shfaqur kërkesa për transparencë, luftë kundër korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protesta janë bashkuar të rinj, familje, studentë dhe qytetarë nga shtresa të ndryshme.
Protestat kanë kaluar kështu nga një kundërshtim lokal ndaj një projekti turistik në një revoltë më të gjerë qytetare, ku në qendër janë vendosur mënyra e marrjes së vendimeve, përdorimi i tokës publike, mbrojtja e pasurive natyrore dhe përgjegjësia e qeverisë.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128