Celular në burgun e Fushë-Krujës, dyshime se i përket Ramazan Rrajës

24 August 2026, 12:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një celular është gjetur gjatë kontrolleve të zhvilluara në ambientet e IEVP Fushë-Krujë dhe paraprakisht dyshohet se aparati i përket të dënuarit Ramazan Rraja.

Pas kontrollit të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, telefoni është sekuestruar dhe i është dorëzuar SPAK-ut për ekspertizë dixhitale.

Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse aparati i përket Rrajës, si edhe nëse përmban komunikime apo të dhëna që mund të jenë me interes për hetimet.

Kontrollet në burg vijojnë, ndërsa raportohet se ka dyshime edhe për pajisje të tjera celulare të fshehura në ambientet e institucionit.

 

Po ndodh...