"Çmendet" fansi i zjarrtë i Ramës në Pogradec: Ta takoj e s’dua të jetoj më, edhe jetën do ta jepja për të!

24 August 2026, 12:45 / POLITIKË ALFA PRESS
"Çmendet" fansi i zjarrtë i Ramës në Pogradec:

Halim Bufi, një simpatizant i zjarrtë i kryeministrit Edi Rama dhe PS-së, ka mbërritur sot në Pogradec me shpresën për të takuar kryeministrin.

Ai tregon se është nisur që në orën 04:30 të mëngjesit nga Greqia për të ardhur në Pogradec me dëshirën e madhe për të takuar Ramën.

Bufi thotë se edhe jetën do ta jepte për Ramën dhe se dëshira e tij është vetëm ta takojë.

“Unë jam nisur në orën 4 e gjysmë me të grekut. E kam ardhur në mëngjes. Kam udhëtuar natën. Kam 5-6 orë që kam ardhur këtu. Kur e dëgjova dje, nuk flasim dot. Erdha të takoj kryeministrin e Shqipërisë. Na ka mbrojtur dhe deri sot na ka mbrojtur. Si për refugjatët e të gjitha, të tëra na ka bërë më të mirat ai. Unë në Greqi kam 35 vjet. Që kur u mbyll miniera, se kam punuar në minierë, atje te Guri i Kuq, pastaj ika.

Ore, dua ta takoj njëherë. Kam qejf. Më do zemra. Unë dua ta takoj thjesht. E kemi parë në televizor, ashtu, po dua të flas. Nga afër dua ta takoj njëherë. Nga larg e kam parë Edi Ramën. Me Fatos Nanon jam takuar. Mbaj mend Namik Doklen me ato që ka pasur. Në Mokër kur erdhi Fatos Nano atëherë, i dolën këta të PD-së dhe desh u bëmë copë atje.

Kam bërë gjithë këtë rrugë vetem për të takuar vetëm kryeministrin e Shqipërisë. Unë nuk e di a do e takoj. Unë kam qejf ta takoj. Ta takoj fizikisht, s'dua asgjë tjetër. Po ta takoj atë pastaj s'dua të jetoj më. S'dua, aq më mbushi. Është një lider që për mua ai është koka e Shqipërisë sot për sot. Sot për sot, si në Greqi edhe këtu. Po unë do pres edhe një muaj për atë burrë do pres. Edhe jetën do t'ia jepja atij burri. E kam dhënë dhe do të jap për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Është njeriu më i mirë, më i çiltër për mua, nuk flas për të tjerët”, është shprehur Halim Bufi.

 





Po ndodh...