Mali i Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, duke parashikuar heqjen e imunitetit për anëtarët e Qeverisë në rastet e veprave penale të lidhura me korrupsionin.
Vendimi është përshëndetur nga kryeministri Milojko Spajić, i cili përmes një postimi në rrjetin social X e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të përgjegjësisë penale të zyrtarëve.
Sipas Spajić, me ndryshimet e miratuara, anëtarët e Qeverisë do të jenë njësoj si qytetarët e tjerë përpara ligjit sa i përket përgjegjësisë për veprat e korrupsionit.
“Me miratimin e Propozimit për Ndryshime në Kushtetutë, një post politik nuk mund të jetë më mbrojtje nga përgjegjësia penale”, shkroi kryeministri malazez.
Spajić theksoi se ndryshimi synon të garantojë një sistem ku funksioni politik nuk e vendos askënd mbi ligjin, duke e cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit ligjor në Malin e Zi.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128