Melania Trump rrëfen pasionin që trashëgoi nga i ati

25 August 2026, 18:00 / BOTA ALFA PRESS

Melania Trump rrëfen pasionin që trashëgoi nga i ati: Më

Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan, Donald Trump, ka rrëfyer një pasion të hershëm që lidhet me fëmijërinë e saj në Slloveni dhe me marrëdhënien me të atin, Viktor Knavs.

Bëhet fjalë për dashurinë për makinat dhe garat automobilistike.

Gjatë një interviste të rrallë drejtpërdrejt nga gara IndyCar Freedom 250 në Washington, zonja e parë amerikane tregoi se ishte babai ai që e njohu me botën e makinave, shpejtësisë dhe garave.

Në bisedën me komentatoren e Fox Sports, Jamie Little, Melania kujtoi se i ati kishte pasur një koleksion të konsiderueshëm makinash, mes tyre Maserati, Cougar, Mustang dhe Mercedes.

Sipas saj, përmes tij ajo u njoh jo vetëm me garat, por edhe me dizajnin dhe mekanikën e automjeteve.

“Teksa rritesha, babai më prezantoi me botën e garave dhe makinave të garave”, tha Melania.

E rritur në Sevnica, ajo tregoi se e shijoi veçanërisht praninë në garën e Washingtonit, duke rikthyer në vëmendje një pasion të fëmijërisë që deri tani e kishte përmendur rrallë në publik.

Po ndodh...