Kamioni shpërthen në flakë pranë Laçit, rëndohet trafiku

25 August 2026, 16:36 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kamioni shpërthen në flakë pranë Laçit, rëndohet

Një kamion i tonazhit të mesëm është përfshirë sot nga flakët në rrugën pranë Laçit, duke krijuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Pamjet tregojnë shtëllungat e dendura të tymit të zi që ngriheshin mbi kamionin e përfshirë nga zjarri, duke mbuluar zonën dhe duke rënduar ndjeshëm trafikun.

Automjetet e tjera u detyruan të ndalonin ose të lëviznin me kujdes, ndërsa autoritetet ndërhynë për të neutralizuar flakët dhe për të rikthyer qarkullimin normal.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e incidentit.

Nga ngjarja për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Po ndodh...