“Nuk i kthej fëmijët serbë në arkivole“/ Vuçiç flet për Kosovën: Nuk na duhet luftë me NATO-n
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i quan heronj ata që luftuan NATO-n gjatë përballjes për çlirimin e Kosovës.
Gjatë një vizite elektorale në vend, ai pretendoi se Beogradi do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe paqësore, siç tha, për të mbrotur popullatën serbe në Kosovë.
“Nuk na duhet një konflikt me NATO-n në këtë moment”, nënvizoi Vuçiç, duke pretenduar se nuk do të lejojë dëbimin e serbëve nga Kosova.
Gjatë bashkëbisedimit me banorë, ai tha se e kupton “zemërimin dhe mllefin” që ata kanë, për shkak të asaj që ai e cilësoi si “veprimtari të shfrenuar të Albin Kurtit” në Kosovë.
Ai deklaroi gjithashtu se nuk dëshiron të jetë personi që do t'ua kthejë nënave serbe fëmijët “në arkivole”.
Mes të tjerash u shpreh se vendimmarja për Kosovën është shumë e vështirë për të në këto momente.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128