Berisha lë në pritje Tiranën/ Premton garë dhe primare, por ende pa kandidat për Bashkinë: Vendosim javës tjetër! Alimehmeti? Personalitet i shquar i vendit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se vendimi për kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të merret gjatë javëve të ardhshme.
I pyetur nëse PD do të zhvillojë primare për përzgjedhjen e kandidatit, Berisha tha se partia do të nisë së shpejti përgatitjet për zgjedhjet vendore.
“PD në kohë shumë të afërt do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Çështja e hapjes së garës, ndonëse në njëfarë mënyre nuk është se nuk është punuar, është punuar, por po vazhdon puna dhe në momentin më të parë do ta shpallim”, tha ai.
Lidhur me mundësinë e përjashtimit të primareve, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë vendim për ndryshimin e kësaj procedure.
“Jo, nuk ka asnjë vendim që të përjashtohen primaret. Nuk ka”, tha ai.
Sa i përket garës për Tiranën dhe mundësisë që PD të mbështesë një kandidat të pavarur, Berisha tha se gjithçka do vendoset në javët e ardhshme.
I pyetur konkretisht për Ilir Alimehmetin si një kandidat të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, Berisha e cilësoi atë si një personalitet të shquar të PD dhe të qytetit të Tiranës, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret në javët në vijim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128