Dyshohet se vrau bashkëshorten 34-javë shtatzanë, 26-vjeçari ende në gjendje të rëndë

25 August 2026, 12:34 / KOSOVA ALFA PRESS
Dyshohet se vrau bashkëshorten 34-javë shtatzanë,

Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se pas ngjarjes ka plagosur edhe veten.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar për se gjendja e tij vazhdon të jetë e njëjtë.

Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë në intubim”, ka thënë ajo.

Sipas raportimeve të mediave në Prishtinë, problemet në çift dhe xhelozia dyshohet se janë motivet e ngjarjes.

25-vjeçarja me inicialet J.B, u qëllua nga 26-vjeçari me inicialet E.B, në dhomën e tyre të gjumit, i cili më pas ka qëlluar dhe veten.

E reja shtatëzënë nderroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Autori i dyshuar ka jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani, ndërsa bashkëshortja e vizitonte vazhdimisht.

Po ndodh...