Ndahet nga jeta Shpëtim Stërmasi, qëndrestari antikomunist dhe ish-i burgosuri politik

Është ndarë nga jeta Shpëtim Stërmasi, qëndrestar antikomunist, ish-i burgosur politik dhe një prej figurave të njohura të komunitetit të ish-të përndjekurve politikë në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e Stërmasit, anëtar i Presidencës së Unionit dhe kryetar i tij për Qarkun e Tiranës.
I njohur nga bashkëvuajtësit me nofkën “Shiku”, Stërmasi vinte nga një familje patriotike, intelektuale dhe antikomuniste e Tiranës. Babai i tij, Ramazan Stërmasi, inxhinier elektrik dhe specialist që kishte kontribuar në ndërtimin e Hidrocentralit të Lanabregasit, u dënua politikisht nga regjimi komunist si “armik i komunizmit”.
Më pas, diktatura dënoi edhe dy djemtë e tij, Shpëtimin dhe Nezir Stërmasin. Të tre, babai dhe dy djemtë, vuajtën dënimet politike në kampet dhe burgjet e regjimit komunist, përfshirë Spaçin dhe Burrelin.
Në mesazhin e tij, Besim Ndregjoni e përshkruan Shpëtim Stërmasin si një qytetar të ndershëm dhe të vendosur, i cili nuk pajtohej me padrejtësinë dhe ishte i gatshëm të mbronte ata që nuk kishin mundësi të përballeshin me të.
Reagimi i Besim Ndregjonit
Unioni Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të qëndrestarit antikomunist, ish të burgosurit politikë, Antari i Presidencës së Unionit, Kryetari i Unionit për Qarkun e Tiranës Shpëtim Stërmasi ose siç e thirrnim ne bashkëvuajtsit e tijë Shiku!
Shpëtim Stërmasi i përket një familje patriotike, atdhetare, intelektuale dhe qëndrestare antikomuniste të Tiranës. Babai i tijë Ramazan Stërmasi një specialist profesionistë për ingjinjerinë elektrike që dha një kontributë të lartë në ndërtimin e Hidrocentralit të Lanabregasit por komunizmi e denoi politikishtë si armik të komunizmit, dhe mbas denimit të patriotit Ramazan Stërmasi, diktatura komuniste i denoi dhe dy djemtë e tijë Shpëtimin dhe Nezir Stërmasin. Nga kjo familje tre të denuar politikë! Babai dhe dy djemtë! Ky ishte regjimi gjakatar i Enver Hoxhës! Të cilët i kryen denimet në kampet çfarosëse të Burrelit dhe Spaçit!
Tiranasit e periudhës diktatoriale e njihnin Shikun një qytetar qëndrestar, të ndershëm, të fuqishëm, i pa pajtueshëm me padrejtësinë, dhe mbrojtës i palodhur ndaj atyre që nuk kishin mundësinë për ta përballuar padrejtësinë!
Qëndresa dhe përballimi i torturave çnjerëzore nga xhelatët e komunizmit si xhelati Florian Kolaneci një mostër i torturave në hetuesinë e Tiranës, jo që nuk e mposhtën Shikun, por e burrëruan dhe më shumë duke i shtuar lavdinë familjes së njohur dhe atdhetare Stërmasi! Shiku u dashuruar dhe u martua me një tiranse të denjë trime Shpresa me të cilën kur u arrestua e la djalin tre muajsh, dhe për 15 vite kjo grua trime heroinë do të shkonte me Taulantin e vogël në Spaç dhe Burrel dhe do ti jepte forcë qëndresës së Shikut tonë të dashur! Këta heronj Babai Ramazani , djemtë Shiku e Neziri diktatura i dënoi por nuk mundi të ju merte dinjitetin, qytetarinë dhe forcën për të jetuar!
Shik Stërmasi u përket heronjve të pamposhtur të diktaturës, ai qëndroi stoik ndaj xhelatëve të diktaturës dhe kështu e gjeti sistemi i ashtuquajtur demokratik në vitet 90. Kujtojmë me mall shumë të madh kontributin që jepnin Shiku dhe ne bashkëvuajtësit e tij në 90-91-92 duke përçuar paqen dhe jo urrejtjen, një virtyt njerëzor që gjatë këtij tranzicioni komunist nuk e gjetëm tek ata që i shërbyen diktaturës!
Shiku energjik i palodhur, aspak hakmarrës filloi detyrat në drejtimin e policidë së shtetit, ai shkoi shef komisariati në Burrel në vendin ku kreu dënimin politik por tregoi trimëri, dinjitet dhe jo hakmarrje. Viti i zi i 97 revolucioni stalinistë që pushtoi Shqipërinë e gjeti Shikun komandant të forcave speciale ku tregoi largpamësinë dhe profesionalizmin e tijë duke shmangur vëllavrasjet dhe konfrontimet me stalinistët e rinj që morën pushtet me forcën e armeve. Mbas viteve 2000 Shiku do të drejtonte Unionin e të përndjekurve politikë të Tiranës deri kur mbylli sytë përgjithmonë,
Ai së bashku me Shpresën rritën dhe edukuan dy fëmijë të mrekullishëm Taulantin dhe vajzën e e vogël Gresi. Taulanti u bë një intelektual dhe një trajneri i sportit të atletikës duke dhënë një kontributë të madh në atletikën shqiptare, dhe krenonte Shikun e Shpresën, familjen Stërmasi, dhe Tiranën e Shqipërinë!
Familjet e mëdha e atdhetare ndërtojnë kombe!
Lamtumirë Shiku jonë i dashur, ti na ike shpejt por le vepra të mëdha për Tiranën tënde të dashur! Unioni humbi drejtuesin e palodhur dhe të devotshëm. Familja humbi një ikonë dhe një prind të dashur dhe të mire!
Dheu i Tiranës qoftë i lehtë miku bashkëvuajtsi dhe qytetari i dinjitetshëm Shik Stërmasi! Emri i juaj do të jetojë për qëndresën dhe dinjitetin njerëzor duke u bërë frymëzim për brezat!
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128