U arrestua nga ushtria në Ekuador/ ‘Caballo’ pastronte milionat e drogës për Dritan Gjikën
Ushtria e Ekuadorit arrestoi Pablo Hidalgo Tuárez, me nofkën Caballo, të lidhur me mafien shqiptare. Ai u procedua në çështjen Pampa dhe kishte një urdhër ndalimi, pasi ishte pjesë e këtij rrjeti të hetuar për trafik droge dhe pastrim parash, sipas hetimit të Prokurorisë.
Nga Mario Paul Romero Rivera, ECUAVISA
Në kantonin La Maná, Cotopaxi, u arrestua një anëtar i rrjetit të mafies shqiptare. Gjatë një operacioni ushtarak, në koordinim me Prokurorinë, u arrestua Pablo Hidalgo Tuárez, me nofkën Caballo, i identifikuar si operator financiar i kësaj organizate ndërkombëtare në Ekuador, sipas hetimeve të Bllokut të Sigurisë.
Ndaj tij kishte një urdhër arresti që prej vitit 2024, kur u procedua në çështjen Pampa, së bashku me Dritan Gjikën, i konsideruar drejtues i mafias shqiptare në Ekuador, i arrestuar në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, në maj të vitit të kaluar.
Hetimi i kësaj çështjeje zbuloi praninë e mafias shqiptare në vend për trafik droge dhe pastrim parash, ndër vepra të tjera, për shuma mbi 43 milionë USD, përmes kompanive të eksportit bujqësor dhe blerjes-shitjes së pasurive të luajtshme, pasurive të paluajtshme dhe automjeteve.
Hidalgo Tuárez, alias Caballo, u dërgua për gjykim si një nga autorët e këtyre veprave.
Prokuroria identifikoi një pjesë të pasurive të kësaj organizate në Guayas, Santa Elena, Los Ríos dhe Cotopaxi, ku edhe u arrestua.
Për çështjen Pampa, në janar të këtij viti, 14 persona u dënuan me burgim. Ata që konsideroheshin drejtues morën shtatë vite, ndërsa bashkëpunëtorët pesë vite.
Sipas Prokurorisë, e ashtuquajtura mafia shqiptare merrej me dërgimin e sasive të mëdha të kokainës nga portet e Ekuadorit drejt Evropës, me operacione në Spanjë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128